Rrjedhin “ngjyra ylberi” në ujëvarën Yosemite

Ujëvara Yosemite në Kaliforni krijon një pamje mahnitëse për personat që kishin fatin të ishin prezent.

Fun

03/06/2020 15:41

Rrezet e para të dritës dhe rrjedha e ujit nga ujëvara Yosemite në Kaliforni formuan një pamje fantastike si në përralla, transmeton lajmi.net.

Erërat e larta mundësuan që pikat e ujit nga ujëvara të shpërndaheshin dhe të shihet spektri shumëngjyrësh përballë shkëmbinjve.

Fotografi Greg Harlow po priste lindje e diellit kur pikat e ujit të ktheheshin në ngjyrë të kuqe. Ai ishte njëri ndër njerëzit e paktë që mund ta shihnin këtë pamje të bukur. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/natgeotravel/videos/673562520161241/?t=68