Një artist i rrugëve ka pikturuar një rezervar të vjetër gazi dhe transformimi është i mrekullueshëm

Mund të shini piktura të ndryshme në rrugë rreth botës, të gjitha këto janë të bëra nga artistët e rrugës që i japi një pamje më ndryshe dhe interesante pjesëve të caktuara.

Fun

03/06/2020 14:11

Ka lloje të ndryshme të pikturave duke filluar nga arkitektura, kaligrafi, qeramikë, fetare, grafite, mozaikë, piktura, fotografi, skulptura dhe shumë më tepër, transmeton lajmi.net.

Njëra ndër llojet e pikturave më të famshme të rrugës janë ato 3D.

Që të bëni një pikturë 3D në rrugë, artisti duhet ta vizatojë apo pikturoj pjesën e artit në një mënyrë shumë specifike që do të bëjë një truk të iluzionit që të ju bëjë të shihni punën dy dimensionale në tri dimensionale.

Arsyeja kryesore pse arti 3D është i popullarizuar është sepse artisti krijon një art në mënyrë shumë interaktive.

Njëra ndër veprat e artit më të mira 3D është macja Sphynx e pikturuar në një rezervar të vjetër gazi në Kanadë. /Lajmi.net/