Protestuesit që vodhën ‘iPhone’-at nga Apple nuk do jenë në gjendje t’i përdorin ose shesin pajisjet
Protestuesit që vodhën në dyqanin e Apple ‘iPhone’-at nuk do jenë në gjendje t’i përdorin ata, meqë janë të programuar me një sistem që ua ndalon përdorimin në rast të konstatimit të vjedhjes.
Fun
Derisa amerikanët po marshojnë për vrasjen e George Floyd, disa prej tyre kanë shfrytëzuar që të vjedhin produkte me vlerë të madhe materiale, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Disa prej tyre kanë marrë në shtëpi monitorë, laptopë, telefona dhe ora dore, të cilat nuk do iu hyjnë në punë. Kjo, pasi që ia pamundëson sistemi në pajisje që të aktivizohet kjo e fundit.
Dyqanet e Apple në të gjithë vendin janë plaçkitur në të gjithë vendin, përfshirë ato në Portland, Salt Lake City dhe Washington DC.
Ashtu si pajisjet e blera, edhe ato të vjedhura iu nevojitet aktivizimi në iCloud. /Lajmi.net/