Gjuhet me breshër plumbash derisa ishte duke vozitur veturën
Një person ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij, gjatë përballë kalimit nga një veturë e dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Lajme
Rasti ka ndodhur dej rreth orës 16:40 në Klinë.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur
Klinë 09.05.2020 – 16:40.”Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij, gjatë përballë kalimit nga një veturë e dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar as vetura as viktima. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”. /Lajmi.net/