Golden State me të gjitha forcat pas Antetokounmpo
Golden State Warriors do të bëjnë të pamundurën për transferimin e Giannis Antetokounmpo.
Sport
Antetokounmpo, MVP aktual i NBA, është në radarin e skuadrës së Golden State Warriors, skuadër që vitet e fundit ka dominuar ligën.
Transferimi i grekut te GSW do ta bënte këtë skuadër padyshim një nga më të vështirat për t’u mposhtur. Megjithatë, kjo lëvizje nuk shihet si e pamundur.
Siç raporton Connor Letourneau, Golden State po përgatiten për mega-lëvizjen, transmeton lajmi.net.
GSW do të tentojnë për Giannis qoftë si shkëmbim, qoftë si transferim.
Sa i përket lojtarit dhe dëshirës së tij, thuhet se gjithçka varet nga ajo se a do ta arrijë Milwaukee Bucks titullin e kampionit.
Një treshe prej Giannis Antetokounmpo, Klay Thompson e Stephen Curry do të ishte thuajse e pamposhtur. /Lajmi.net/