Graqanicë: Djali e gjen të vdekur babanë në dhomën e tij, ishte qëlluar me armë zjarri

Një person ka vdekur në Graqanicë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Lajme

07/05/2020 08:53

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Graqanicë 06.05.2020 – 18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletëa dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./ Lajmi.net/