Casemiro: Është koha të fitojmë kundër Covid19, jo Ligën e Kampionëve, jo La Liga

Mesfushori i Real Madrid, ndoshta me të drejtë, nuk po shqetësohet për futbollin.

Sport

03/04/2020 20:58

Ylli brazilian i futbollit, Casemiro, ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në botë, kur po luftohet me koronavirusin.

Covid19, pandemia që ka prekur gjithë botën, ka bërë që të suspendohen edhe kampionatet nacionale në Evropë.

Por, Casemiro beson se nuk duhet shqetësuar për fituesit e La Liga, Ligës së Kampionëve, por duhet fituar ndaj koronavirusit.

“Sigurisht, ne duam të fitojmë La Liga dhe Ligën e Kampionëve, por tani nuk është koha të mendojmë për këtë”, ka thënë Casemiro, transmeton lajmi.net.

“Tani, ne duam të fitojmë këtë luftë kundër koronavirusit. Këto janë momente të vëshitra dhe të komplikuara”, shtoi mesfushori.

“Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, që është të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndihmojmë në ndjekjen e rregullave”, shtoi ndër të tjerash braziliani.

La Liga vazhdon të jetë në suspendim, deri në vendimin e ardhshëm të krerëve të kampionatit dhe UEFA. /Lajmi.net/