Valencia dhe Betis pas yllit të Real Madrid
Dy skuadra të La Ligas synojnë t’i vjedhin një yll skuadrës së Real Madrid.
Sport
Lojtari i Real Madrid, që aktualisht luan si i huazuar me skuadrën e Arsenal, Dani Ceballos, po kërkohet nga Real Betis dhe Valencia.
‘Marca’ shkruan se Betis dhe Valencia do të konkurrojnë për të siguruar kartonin e Ceballos, transmeton lajmi.net.
Lojtari ka mundësi që nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me Arsenal, kurse te Real Madrid vështirë se do të ketë një vend për të.
Situatën e vështirë po synojnë ta shfrytëzojnë Betis e Valencia, të cilat janë duke u interesuar për lojtarin.
Ceballos është i shqetësuar për minutazhin e tij, me Kampionatin Evropian përpara.
Mbetet të shihet se ku do të jetë aventura e ardhshme e mesfushorit spanjoll, i cili aktualisht luan me Arsenal. /Lajmi.net/