Nëna shpenzon para që të vendos grim në mënyrë që ajo të ndjehej e bukur gjatë lindjes
Pas një lindje të vështirë me fëmijën e saj të parë, Emma Ford dëshiroi që lindja e foshnjës së saj të dytë të ishte "absolutisht e përsosur".
Fun
Në përpjekje për t’u ndier mirë në spital, 34-vjeçarja harxhoi 2.600 paund për grim, qerpikë të rremë, kozmetikë dhe një kuletë të re para se djali i saj Solomoni të lindte, raporton “Meto”, transmeton lajmi.net.
Emma, një ndikuese në Instagram, bleu gjithashtu një fustan të ri polka-dot nga departamenti i Macy me taka prej katër inçësh për t’u përshtatur.

Ajo madje mbarti një çantë Michael Kors në Spitalin Brookwood, Alabama, si çanta e saj spitalore.
Nëna e dy fëmijëve, nga Alabama tha: “Më pëlqen të bëhem me shkëlqim. Unë kurrë nuk shkoj diku pa make-up dhe ishte e rëndësishme për mua këtë herë që të dukem dhe të ndjehem më mirë kur kam fëmijën tim”.

Kur djali i saj i parë Samuel lindi në nëntor 2016, ajo u përball me shumë probleme shëndetësore dhe ajo e dinte që dëshironte që këtë herë të ishte ndryshe.
Kështu që Emma u emocionua kur zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë në prill 2019. Ajo ishte e vendosur që këtë herë të kishte një përvojë më pozitive.
“Ishte një nga ditët më të mira të jetës sime”, tha ajo. /Lajmi.net/

