Serbia uron Shqipërinë për Pavarësinë, ndërsa vazhdon të mos e njohë Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përcjellë një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Përmes një postimi në platformën X, diplomacia serbe ka uruar popullin shqiptar, Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, transmeton lajmi.net. Ky urim vjen…

Lajme

28/11/2026 22:54

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përcjellë një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në platformën X, diplomacia serbe ka uruar popullin shqiptar, Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, transmeton lajmi.net.

Ky urim vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës./lajmi.net/