Në ‘Staples Center’ i jepet lamtumira e fundit Kobe Bryant
Ceremonia publike për nder të Kobe Bryant që po zhvillohet në 'Staples Center' u hap me një shfaqje të Beyoncé ("Unë jam këtu sepse e dua atë").
Sport
Për të përshëndetur legjendën e Lakers dhe vajzën e tyre Gianna, e cila vdiq së bashku me shtatë persona të tjerë në një aksident me helikopter, më shumë se 20 mijë njerëz erdhën në palestrën e Los Angeles.
Të pranishëm janë gjithashtu shumë yje të basketbollit, duke përfshirë James Harden, Magic Johnson, Kareem Abdul Jabbar, Bill Russell, Anthony Davis, Michael Jordan.
Në radhën e përparme ishte gjithashtu edhe gruaja e Kobe, Vanessa Bryant, të cilën Beyoncé e përshëndeti përpara se të largohej nga skena. Vanessa dha një fjalim emocionues, që e bëri të shpërthejë në lot.
Bashkë me memorialin, u përhap lajmi se e veja e kampionit paditi kompaninë e helikopterëve që u rrëzua muajin e kaluar. Gruaja e Kobe i tha Gjykatës Supreme të Los Angeles se piloti Ara Zobayan, midis viktimave, ishte i pakujdesshëm në vendosjen për të fluturuar, përkundër kushteve të vështira të motit. /Lajmi.net/
Half of one of the most iconic duos in NBA history, Shaquille O’Neal, gives his thoughts about Kobe and the Bryant family. https://t.co/btsnvmsxYY
— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 24, 2020