LeBron i jashtëzakonshëm – 31 pikë për fitoren e Lakers kundër Houston Rockets

LeBron James ka shfrytëzuar një tjetër ndeshje për të treguar se ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave në NBA.

Sport

19/01/2020 08:45

Ylli i NBA ka prirë skuadrën e Los Angeles Lakers në fitoren 124:115 kundër skuadrës së Houston Rockets, shkruan lajmi.net.

James kontribuoui me 31 pikë, pesë kërcime, 12 asistime dhe 2 topa të vjedhur në fitoren e skuadrës së tij, duke qenë një lider i vërtetë në parket.

‘Mbreti’ u tregua i saktë në 13 nga 25 tentimet e tij nga loja e hapur.

Kontributin e tyre dhanë edhe Kyle Kuzma me 23 pikë, Caldwell Pope me 20 pikë dhe Danny Green me 20 të tjera.

Te Rockets, më të dalluarit ishin Westbrook me 35 pikë dhe James Harden me 34 pikë. Dyshja nuk ishte e mjaftueshme kundër organizimit të LeBron. /Lajmi.net/