Këto janë tri skuadrat angleze që po kërkojnë Neymarin

Neymar shumë lehtë në të ardhmen mund të përfundojë në Premierligë.

Sport

19/12/2019 10:43

Futbollisti që në vitin 2017 për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona te PSG, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me shumë spekulime për të ardhmen e tij.

Në verën e kaluar, Neymar ishte përfolur për një rikthim në La Liga, ku kërkohej nga Barcelona dhe Real Madrid.

Por, tani mediet në Francë raportojnë se janë tri skuadra nga Premierliga që po kërkojnë 27 vjeçarin.

Sipas La Parisian, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool po kërkojnë Neymarin./Lajmi.net/