Barcelona në pritje të vendimit të Guardiolas – letrat janë gati, afër rikthimi i madh
Barcelona dhe Pep Guardiola mund të bashkohen përsëri.
Sport
Një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit, Pep Guardiola, mund të rikthehet në krye të stolit të Barcelonës.
Guardiola aktualisht punon me Manchester City, por së fundmi ai ka hasur në vështirësi që të gjej rezultatet pozitive.
Mbrëmë është raportuar se ‘Citizens’ kanë identifikuar edhe pasuesin e Pep, duke rritur zërat për një rikthim të mundshëm të spanjollit në ‘Camp Nou’, në vendin ku edhe bëri emrin e tij.
Sipas Neil Fissler të ‘Sun Express’, Barcelona po presin për vendimin e Pep Guardiola, nëse ai do të vendos që të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.
Nëse Pep vendos për largimin, Barca ka gati letrat për ofertën drejt trajnerit.
Tifozët e Barcelonës nuk janë të kënaqur me Ernesto Valverde tash e sa kohë, dhe një rikthim i Guardiolas do të ishte ëndërr për ta. /Lajmi.net/