Çmimet indivudale në Premierligë: Zbulohet goli më i bukur për muajin nëntor

Premierliga ka ndarë çmimet për më të mirët edhe për muajin nëntor.

Sport

13/12/2019 17:03

Lojtari më i mirë për këtë muaj në Premierligë, me shumë meritë, është shpallur Sadio Mane i skuadrës lidere, Liverpool.

Por, për golin më të bukur të muajit, një emër nga skuadra rivale e Liverpool, Manchester City, ka siguarar epitetin e më të mirit.

Mesfushori i City, Kevin De Bruyne, ka fituar çmimin për golin më të bukur të muajit, me perlën e shënuar ndaj Newcastle United.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e De Bruyne, në rast se e keni humbur. /Lajmi.net/

YouTube player