Messi rrëfen sa rëndë e përjetoi kur CR7 fitoi për të pestën herë Topin e Artë

Lionel Messi ka pranuar se nuk e ka pritur mirë triumfin e Cristiano Ronaldos te Topi i Artë i pestë i portugezit, duke e kuptuar zhgënjimin e yllit të Juventusit me mos prezencën e vitit 2019.

Sport

03/12/2019 19:54

Topi i Artë është sërish në duart e Lionel Messit, i cili bëhet lojtari i parë që arrin të fitojë gjashtë herë këtë trofe.

Në ceremoninë e mbajtur në Paris, Cristiano Ronaldo vendosi të mos marr pjesë, pasi kishte mësuar se nuk do të ishte fitues i Topit të Artë këtë vit.

“Nga njëra anë, më pëlqeu ndjena e të pasurit pesë Topa të Artë, dhe të isha i vetmi”, ka deklaruar Messi për France Football, përcjell lajmi.net.

“Kur Cristiano u ngrit në nivel, unë e pranoi se isha pak i lënduar. Nuk isha më vetëm në krye. Por kishte kuptim, edhe pse ishte mirë kur isha i vetëm me pesë Topa të Artë”.

“A isha i frustruar në vitet e fundit? Le të themi e kam kuptuar pse nuk kam fituar”.

“Si ekip, ne nuk kemi arritur qëllimet tona të mëdha, që ishte fitimi i Ligës së Kampionëve, që ju jep më shumë mundësi për të fituar Topin e Artë”

“Kur Cristiano e fitoi atë, sepse kishte sezone të mëdha duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke qenë vendimtar. Ishte e merituar, nuk mund të bëja më shumë”./Lajmi.net/