FBI e pranon: Ky aplikacion paraqet rrezik për të dhënat personale
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pranuar se aplikacioni ‘FaceApp’ është “kërcim i mundshëm i kundër-inteligjencës”, duke lëshuar një paralajmërim të rreptë për çdo aplikacion të zhvilluar në Rusi.
Auto & Tek
Duke iu përgjigjur pyetjes së demokratit Chuck Schummer për programin popullor të editimit të fytyrës, zyra tha se aftësia e Moskës për të hyrë në komunikime direkt nëpërmjet ofruesve të shërbimeve të internetit bën që çdo aplikacion i ndërtuar në vend është i rrezikshëm, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.
‘FaceApp’, i lansuar më 2017-ën, u zhvillua nga ‘Wireless Lab’, një kompani me bazë në Shën Petersburg. Shefi ekzekutiv i saj, Yaroslav Goncharov, dikur mbante të njëjtën pozitë në Yandex, e njohur ndryshe si ‘Google e Rusisë’.
FBI tha se tani do fillojë hetimet në lidhje me tentimin e Rusisë që nëpërmjet aplikacioneve të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, raporton The New York Daily News.

Aplikacioni, i cili mund të ngarkohet falas, përdor inteligjencën artificiale për të edituar një fotografi nga galeria e fotove dhe e transformon atë në atë se si do dukeni në pleqëri.
Përveç se ndryshon ngjyrën e flokëve, shërbimi falas iu lejon edhe të vendosni mjekër, ndryshoni gjini, e madje edhe të dukeni më të rinj.
Shqetësimet për origjinën e saj ruse bënë që Komiteti Kombëtar Demokratik të paralajmërojë kandidatët presidencialë të partisë për përdorimin e tij.
Ajo gjithashtu iu bëri thirrje në korrik FBI-së dhe Komisionin Federal të Tregtisë për të kryer rishikime të sigurisë kombëtare. /Lajmi.net/
