Rrjeti social që po akuzohet për grumbullimin e të dhënave dhe transferimin e tyre në Kinë
Rrjeti social popullor për shpërndarjen e videove, TikTok, po akuzohet për grumbullim të të dhënave personale të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe transferimin e tyre në Kinë.
Auto & Tek
Akuza – e sjellë nga një student kolegji në Kaliforni – sfidon pohimin e pronarit ByteDance Ltd se nuk i ruan të dhënat e përdoruesit, transmeton lajmi.net.
Procedimi gjyqësor shton edhe problemet ligjore të TikTok në SHBA, vend ky në të cilin ka numër të madh përdoruesish, kryesisht adoleshentë.
ByteDance – e cila e ka selinë në Pekin – tashmë po përballet me një hetim të sigurisë kombëtare për shqetësimet në lidhje me ruajtjen e të dhënave dhe censurimin e mundshëm.
Për më tepër, ushtria amerikane ka vendosur një ndalim për kadetët e saj të përdorimit të TikTok dhe po fillon një hetim të ngjashëm për implikimet e platformës në siguri.
Aplikacioni TikTok është shkarkuar në më shumë se 750 milionë herë gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë rrjetin e parë social nga Kina me vëmendje globale. /Lajmi.net/