Edhe Shkurte Fejza udhëtoi në Thumanë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Shkurte Fejza është në mesin e artistëve që vullnetarisht iu bashkua qytetarëve për të ndihmuar banorët në Shqipëri.

ShowBiz

29/11/2019 16:31

Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit i cili mori jetën e shumë personave, ndërsa shkatërroi vendbanimet e tyre, shkruan lajmi.net.

Për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë, janë mobilizuar edhe qytetarët e Kosovës, në mesin e tyre edhe disa artistë.

Këngëtarja Shkurte Fejza, përmes një vidoje tregoi se dje vizitoi Thumanën dhe ndihmoi qytetarët e atij vendi.

Për ndryshe, shumë vullnetarë ende janë duke vazhduar të dërgojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5dCZ0XjPfZ/