”Ronaldo nuk e ka dribluar askënd për tre vjet”, dhe çfarë? Cristiano inatoset por frymëzohet nga kritikët

Cristiano Ronaldo është shumë i vetëdijshëm se zemëron po aq njerëz sa frymëzon.

Sport

25/11/2019 08:05

“Unë e di se disa qëndrojnë me pushkët e tyre në duar duke pritur që unë të humbasë një penallti ose të dështoj në një lojë vendimtare”,  i tha ylli i Juventusit La Repubblica në maj.

E pikërisht këta persona reaguan pasi ylli protugez veproi mjaft keq kur u zëvendësua ndaj AC Milan në pjesën e dytë pak përpara pushimit ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.

34-vjeçari injoroi Maurizio Sarrin teksa shkoi drejtpërdrejt në tunel dhe u largua nga stadiumi Allianz para se të mbaronte ndeshja, duke shkaktuar një reagim të tërbuar nga ekspertët në Sky Sport Italia.

“Duhet të jesh kampion edhe kur zëvendësohesh, jo vetëm kur gjërat po shkojnë mirë”, theksoi Fabio Capello. ”E vërteta është se Ronaldo nuk e ka dribluar askënd për tre vjet”.

Ndërkohë Ronaldo është përgjigjur në këtë mënyrë: ”Ato kohë kur do të luaja dhe do të mendoja, “tani do të bëj një driblim” – nuk i mendoj më ato. Por këto kritika më frymëzojnë, andaj do vazhdoj të jap maksimumin”. /Lajmi.net/