Juventus ka një prioritet – synon Eriksen në janar

Skuadra e Juventus duket se ka një prioritet për merkaton e janarit.

Sport

22/11/2019 19:03

Juventus do të synojë të bëjë një lëvizje për yllin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, në janar.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në qershorin e ardhshëm, dhe ‘Corriere dello Sport’ shkruan se Juventus janë të interesuar të marrin nënshkrimin e tij qysh në janar, transmeton lajmi.net.

Thuhet se edhe trajneri i ri i Tottenham, Jose Mourinho, nuk do ta pengojë lojtarin që të largohet nga Londra Veriore.

Gjithsesi, kampionët e Serie A mund të marrin nënshkrimin e 28 vjeçarit gjatë janarit, ose të presin deri në verë, për të tentuar që ta marrin si transferim të lirë. /Lajmi.net/