Challandes tregon pikën më të fortë të Kosovës

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp përpara dy ndeshjeve deçizive të këtij muaji, kundër Çekisë dhe Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sport

11/11/2019 11:52

Tekniku zviceran është shprehur mjaft optimist për këto dy ndeshje, por kërkon që të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Mentaliteti është një nga pikat më të forta të ekipit tonë. Asnjëherë nuk do t’i fusim lojtarët në presion. Perveç mentalitetit ne e kemi edhe shpirtin luftarak. Po ashtu, duhet të dimë të luajmë futboll, të krijojmë raste, të përballemi në rastin një me një”, shtoi Challandes, përcjell lajmi.net.

Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë. /Lajmi.net/