Guardiola: Pajtohem me Klopp, këto gjëra duhet të ndryshohen

Pep Guardiola i ka dalë në mbështetje Jurgen Kloppit, për numrin e tepërt të ndeshjeve që zhvillojnë skuadrat evropiane.

Sport

02/11/2019 08:45

Liverpool është rast i një situate të pazakontë, kur në dhjetor mund t’i duhet t’i luajë dy ndeshje brenda një ditë, njërën në EFL Cup kundër Aston Villas dhe një tjetër shumë kilometra larg në Kupën e Botës për Klube.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka kërkuar orar më të favorshëm për skuadrën e tij, diçka që duket se nuk do të marrë miratimin nga Premierligë.

“Ne të gjithë e dimë atë dhe është një fakt, por askush nuk dëshiron të flas apo ta prek këtë temë. Dhe pastaj çfarë ndodh: UEFA bën Ligën e Kombeve, për të shtuar orari tashmë të mbingarkuar për futbollistët kryesor”, ka deklaruar Guardiola, teksa mbështeste idetë e Klopp, përcjell lajmi.net.

“Dhe pastaj ata na thonë se duhet të kemi ekipe më të mëdha. Por futbolli nuk është një lojë për ekipe të mëdha. Në çdo rast, ekziston një disproporcion mes numrit të lojtarëve në ekip, konkurrencës që luajmë dhe veçanërisht pjesës tjetër”.

“Ata janë të lirë dy javë në vit. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e të gjitha shoqatave të futbollit duhet të ulen dhe të flasin, duke menduar për mirëqenien e futbollistëve dhe jo kuletat e tyre”.

“Gjithmonë flasim për futbollin në kontestin e parave, duhet të mendohet se sa luajnë futbollistët”.

“Jam plotësisht dakord me atë që ka thënë Jurgen”./Lajmi.net/