Gundogan: Sterling bën diferencën, shpresoj që ai të mbajë ritmin
Ilkay Gundogan ka dhënë disa komente pas fitores kundër skuadrës së Aston Villa.
Sport
Gundogan ishte njëri nga lojtarët që gjeti rrugën e golit, anash Sterling dhe Kevin de Bruyne.
Pas ndeshjes, mesfushori i kombëtares së Gjermanisë ka dhënë disa komente për shokun e tij të skuadrës, Sterling, të cilin e ka cilësuar si lojtarin kryesorë, që bën diferencën për Man City.
“Për momentin ai ndihet i pandalshëm dhe shpresoj që të mbajë këtë nivel edhe në muajt e ardhshëm, pasi ai është njeriu që bën diferencën për ne” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.
Sterling së fundmi po cilësohet edhe si lojtari i tretë më i mirë në botë aktualisht, sigurisht, pas Messi e Ronaldo. /Lajmi.net/