Adele duket krejt ndryshe pas rënies drastike në peshë

Adele tregoi se si ka rënë në peshë, me paraqitjen në festën për ditëlindjes së Drake.

ShowBiz

26/10/2019 00:00

Adele shfaqi linjat pas humbjes së madhe në peshë pas ndarjes nga bashkëshorti, në ndejën që Drake e organizoi me rastin e ditëlindjes, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ylli 31-vjeçar dukej mahnitëse ndërsa po largohej nga studiot e Goya, Hollywood.

Ajo u fotografua nga paparacët e veshur me një fustan elegant dhe me flokë të lidhura. Këngëtarja ndau me ndjekësit një fotografi nga ajo mbrëmje, ku dukej mbresëlënëse.

Adele u bashkua në festë me të ftuarit e tjerë të famshëm, përfshirë Diddy, Chris Brown dhe Future.

Ylli u nda nga 45-vjeçari Simon Konecki në prill të këtij viti, pas tetë vitesh së bashku, ajo ka një djalë, Angelo shtatë vjeçar.

Adele ka humbur peshë të madhe pas ndarjes gjashtë muaj më parë, duke befasuar të gjithë kur u shfaq pranë vajzave të grupit “Spice Girls”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4A3cg4ASSV/