Arrestohen tre persona në Prizren e Drenas për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar tre persona të dyshimtë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona. Në lidhje me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të…

Lajme

22/09/2026 09:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar tre persona të dyshimtë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona.

Në lidhje me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Kurse dy të tjerët janë ftuar për paraqitje në intervistim.

Rasti në procedurë hetimore./Lajmi.net/