Dy persona arrestohen në Mitrovicë të Jugut, dyshohet se sulmuan fizikisht një grua

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 22:30. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “Lëndim i…

Lajme

22/09/2026 09:43

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 22:30.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. /Lajmi.net/