Guardiola lë derën hapur për Luiz

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë derën e hapur për rikthimin e Douglas Luiz.

Sport

25/10/2019 17:01

Lojtari brazilian, tek i cili po shihet një e ardhme e ndritur, ishte pjesë e Manchester City, para se të kalonte tek Aston Villa gjatë kësaj vere.

Man City ka një opsion për blerjën e lojtarit, opsion ky që mund të shfrytëzohet në një të ardhme të afërt.

Këtë gjë e ka lënë të kuptohet edhe vet Pep Guardiola, në një nga deklaratat e tij të fundit.

“Ne kemi një opsion që ta rikthejmë atë, por ndonjëherë jeta është kështu. Ne e donim atë pasi sezonin e kaluar patëm probleme në atë repart” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai ka kualitetin që të luajë me ne” ka shtuar tutje trajneri i kampionëve të Premierligës.

Douglas Luiz ka fituar tashmë edhe ftesën e parë tek kombëtarja e Brazilit. /Lajmi.net/