Gjuajtje me armë në Podujevë, plagoset një person
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Podujevë.
Lajme
Policia njofton se lidhur me rastin e ka arrestuar një person si të dyshuar, shkruan lajmi.net.
Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/