Ky është ‘mallkimi’ që ka prekur Benzeman në ndeshjet kundër Paris Saint-Germain
Karim Benzema ka bilanc negativ nga ballafaqimet kundër Paris Saint-Germain.
Sport
Real Madrid takohet me Paris Saint-Germain në ballafaqimin e tyre të parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Karim Benzema do ta sfidojë skuadrën franceze ndaj të cilës ka bilanc jashtëzakonisht negativ.
“AS” shkruan se Benzema nuk ka shënuar gol në 9 duelet e tij me ekipin nga Parc des Princes, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Benzema kurrë nuk ka shënuar gol në duelet e tij me Keylor Navas, ish portierin e Real Madridit, aktualisht në Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/