ZYRTARE: Victor Valdes kthehet tek Barcelona
Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar rikthimin e Victor Valdes.
Sport
Portieri më i suksesshëm në histori të Barcelonës, Valdes, është rikthyer tek skuadra katalane, bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, transmeton lajmi.net.
A legend returns to FC Barcelona
💪 Welcome home, Víctor!🔵🔴 #ForçaBarça https://t.co/BuqslCAziU
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2019
Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbaj atë deri në vitin 2020 tek Juvenil A (U-19), në postin e trajnerit, kontratë e cila mund të vazhdohet edhe për një sezon.
Juvenil A do të nis më 29 korrik fazën parasezonale, dhe Valdes do të debutojë si trajner në Johan Cruyff Stadium, më 27 gusht, kundër të rinjve të Ajax. /Lajmi.net/