Matthaus reagon pas zërave se Neuer mund të ndërrojë skuadër
Agjenti i Manuel Neuer së fundmi ka nxitur shumë reagime duke thënë se klienti i tij mund të ndërrojë skuadër.
Sport
Zërat për një largim të mundshëm të Neuer nga Bayern Munich nuk i kanë pëlqyer aspak legjendës gjermane të futbollit, Lothar Matthaus.
Matthaus së fundmi ka akuzuar kapitenin e bavarezëve për sjellje të pahijshme, pas komenteve për të ardhmen.
“Sjellja e tij është totalisht e papranueshme. Si kapiten i Bayernit, ai duhet të flas me skuadrën për problemet që ka” ka thënë Matthaus për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.
Bayern do të fillojë fazën përgatitore për sezonin 2019/20 me një miqësore ndaj Arsenal, të mërkurën e 17 korrikut, në Kaliforni. /Lajmi.net/