Hysaj synimi kryesorë i Atleticos, në listë edhe emri i lojtarit të Sassuolos
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, mbetet objektivi kryesorë i skuadrës së Atletico Madrid për merkaton e verës.
Sport
Hysaj është i hapur për largim në këtë merkato, por presidenti i skuadrës së Napolit, Aurelio De Laurentiis po e vlerëson lojtarin me 25 milionë euro, shifër që nuk po arrihet nga Atletico.
Një tjetër emër që figuron së fundmi në listën e dëshirave të Atleticos është ai i Pol Lirola, transmeton lajmi.net.
Lirola i ishte bashkuar skuadrës së Juventus nga Espanyol në vitin 2015, por kishte dështuar të depërtonte në skuadrën e parë, për tu transferuar tek Sassuolo një vit më vonë.
Lirola është pjesë e skuadrës së Spanjës U-21, e cila do të garojë në Kampionatin Evropian U-21. /Lajmi.net/