Aksioni në veri – kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve
Gjatë një aksioni në Veri të Mitrovicës kundër krimit të organizuar, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar 23 persona në mesin e tyre edhe zyrtar.
Lajme
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe dy qytetarë, njëri rus dhe tjetri serb, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.
“Janë sjellur në spital edhe dy persona, të cilët janë të arrestuar. Njëri është i komunitetit serb dhe tjetri i përket komunitetit rus. Ata kanë disa lëndime të lehta trupore”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu në Spitalin e Mitrovicës janë duke u trajtuar edhe katër policë, të cilët janë plagosur gjatë aksionit në veri kundër krimit të organizuar.
Mustafa ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/