Aktori i njohur amerikan konfirmon rolin në filmin ‘OO7’

DanieL Craig do të aktrojë për herë të fundit në rolin e James Bond.

ShowBiz

25/04/2019 16:12

Për të 25-ën herë, publiku mund të përjetojë adrenalinën që James Bond ka dhuruar ndër vite, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2020 do publikohet filmi i ri i James Bond ‘007’, titulli i të cilit ende nuk është konfirmuar.

Kastit të aktorëve i është shtuar edhe emri i Rami Malek, i cili pas konfirmimit doli me një mesazh për Daniel Craig, në të cilin tha “Do sigurohem që zotëri Bond nuk do ta ketë një udhtim të lehtë”.

Ky episod pritet të jetë i fundit për Daniel Craig si agjenti ‘007’, filma këta shumë të pëlqyer për publikun. /Lajmi.net/