Persona të maskuar grabitën rreth 20 mijë euro nga marketi “Nora” në Klinë, fillimisht thyen murin e lokalit

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në marketin “Nora” në komunën e Klinës. Persona të maskuar kanë arritur që nga aty të marrin rreth 20 mijë euro. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Po mund të konfirmoj që një vjedhje e rëndë…

Lajme

13/07/2026 12:52

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në marketin “Nora” në komunën e Klinës.

Persona të maskuar kanë arritur që nga aty të marrin rreth 20 mijë euro.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po mund të konfirmoj që një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë. Persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit pasi kanë arritur të thyejnë një mur. Si rezultat dyshohet se kanë arritur të grabisin rreth 20 mijë euro”, ka thënë Nikçi.

Gjithashtu ai tha se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që menjëherë të dalin hetimet rajonale.

Prokuroria dhe policia po zhvillojnë hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./Lajmi.net/