“Nga dy zemra në tri”, Ana dhe Kevini po bëhen prindër për herë të parë

Lajmi i shumëpritur është konfirmuar, Ana dhe Kevin, ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti, i cili e nisi historinë e dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe vazhdoi lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur përmes një…

ShowBiz

13/07/2026 09:29

Lajmi i shumëpritur është konfirmuar, Ana dhe Kevin, ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, i cili e nisi historinë e dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe vazhdoi lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur përmes një postimi plot emocion në rrjetet sociale.

Në fotografitë e publikuara, Ana dhe Kevin shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur, ndërsa mbishkrimi “Nga dy zemra në tri” ka emocionuar fansat e tyre, të cilët i kanë uruar pa fund për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

I urojmë shtatzëni të lehtë Anës dhe lumturi çiftit.