Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv. Ai ka thënë se me të kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale. “Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Falënderues…

Lajme

13/07/2026 13:13

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Ai ka thënë se me të kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale.

“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: