Barca apo Real Madrid? Ja ku po transferohet Filipe Luis
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis, është objekt interesimi i Barcelonës.
Sport
Katalanët janë të interesuar të rrisin konkurrencën në krahun e majtë, pozitë ku luan Jordi Alba.
‘The Sun’ raporton se mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis, mund t’i bashkohet Barcelonës, përcjell ‘lajmi.net’.
33 vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, me Borussia Dortmundin që po ashtu janë të interesuar për shërbimet e tij.
Braziliani gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Ajax, Deportivo La Coruna dhe Chelsea./Lajmi.net/