Klopp me transferim sensacional te Liverpool
Liverpool mund të bëjë një super transferim gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Merkato
Liverpool është shumë afër ta transferojë Julian Brandt nga Bayer Leverkuseni.
Talenti gjerman po kalon nëpër një formë të mirë që disa sezone, andaj Jurgen Klopp e do transferimin e tij në afatin kalimtar, përcjell lajmi.net nga Sport Bild.
Për ta realizuar transferimin e Brandt, Liverpool duhet të pagujaë 25 milionë euro.
22-vjeçari ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2021, ndërsa raportohet se ai ka arritur marrëveshje personale me skuadrën angleze. /Lajmi.net/