Portieri i Bullgarisë e pranon se ishte e vështirë: Ishim të lodhur dhe ata kishin iniciativën
Portieri i kombëtares së Bullgarisë, Nikolay Mihaylov e ka pranuar se kombëtarja bullgare vuajti në ‘Fadil Vokrri’.
Sport
Kombëtarja bullgare avancoi e para me anë të golit të Vasil Bozhikov, por në pjesën e dytë vuajtën jashtëzakonisht shumë. Sipas portierit, arsyeja ishte lodhja.
“Kaluam kohë të vështira, por nuk prisnim diçka tjetër. Kosova është e re dhe ka skuadër të talentuar, që na shkaktoi shumë probleme, por në pjesën e parë luajtëm më mirë. Pjesa e dytë na gjeti të lodhur dhe u dhamë atyre shumë mundësi” ka thënë Mihaylov, transmeton lajmi.net.
Mihaylov pati tri pritje fenomenale të gjuajtjeve të Rashicës, që i siguroi kombëtares së tij një pikë nga udhëtimi në Prishtinë. /Lajmi.net/