Challandes për ndeshjen ndaj Bullgarisë: Nuk ka tika-taka

Bernard Challandes i ka paralajmëruar lojtarët e Kosovës për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Sport

24/03/2019 18:29

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challanes, ka thënë se ndaj Bullgarisë nuk do të ketë tika-taka.

Trajneri zviceran ka thënë se nëse lojtarët fillojnë të bëjnë pasime në stilin tika-taka, atëherë do të jenë në probleme.

“Unë nuk flas për situatën e Bullgarisë dhe programin e saj, pasi këto janë punët e tyre, tha Challanes, shkruan lajmi.net.

“Ne kemi pasur një ndeshje më shumë për të përgatitur këtë takim dhe një miqësore mjaft interesante para 3 ditësh, por nuk mund të them gjë për Bullgarinë. Për momentin nuk kemi telashe dhe ekipi është në një situatë të mirë.

“Bullgaria është një ekip mjaft kompakt dhe jam i bindur që do të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë ndaj nesh.

“Nëse do të tentojmë të luajmë pak me stilin “tiki taka”, si ndaj Danimarkës, atëherë do të jetë mirë për ju tifozët, por aspak mirë për skuadrën, pasi do të na komplikonte punën.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/