Celina rikthehet në listën e Kosovës, ja çfarë thotë për këtë
Bersant Celina është një nga emrat e ftuar me Kosovën, për dy ndeshjet e marsit.
Sport
Bernard Challandes ka futur në listë edhe emrin e Celinës, i cili së fundmi ka shkëlqyer me skuadrën e Swansea City.
Celina, i cili luan në pozitën e 10-shit, ka treguar nivele të larta, madje realizoi gol edhe në ndeshjen kundër Manchester City.
Ai nuk ishte i përfshirë në listën e Kosovës në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, por tashmë ka rifituar një vend tek Challandes.
Për këtë lojtari është shumë i lumtur. Madje, këtë e ka treguar edhe në rrjetin e tij social në ‘Instagram’.
“I lumtur të kthehem prapë tek Kosova” është shkruar në një postim të Celinës, përcjell lajmi.net.
Me formën e treguar, lojtari i Swansea City pritet të jetë në formacionin e parë të Challandes. /Lajmi.net/