Marcelo e refuzon Juventusin shkaku i këtij njeriu
Juventus e do me ngulm transferimin e Marcelos nga Real Madrid.
Sport
Juventus tentoi ta transferonte Marcelon në verën e kaluar, por që nuk arriti marrëveshje.
‘Zonja e Vjetër’ tani po insiston sërish në transferimin e brazilianit, por gjërat janë edhe më të ndërlikuara, përcjell lajmi.net.
Juventus ishte shumë afër ta transferonte Marcelon sa ishte Santiago Solari në stolin e Real Madridit.
Por, me rikthimin e Zinedine Zidanes, braziliani ka vendosur që të qëndrojë në Santiago Bernabeu, duke e refuzuar kështu ofertën e Ronaldos dhe Juventusit. /Lajmi.net/