Arsenal dhe Atletico në garë për yllin e Ajax
Arsenal dhe Atletico Madrid janë në garë për shërbimet e ylli të Ajax Amsterdam.
Sport
Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’ skuadrat janë duke kërkuar shërbimet e Nicolas Tagliafico, transmeton lajmi.net.
Tagliafico luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, pozitë në të cilën kanë probleme edhe Atletico edhe Arsenal.
Lojtari që paraqitet edhe me kombëtaren e Argjentinës ka pasur një rrol të rëndësishëm edhe me skuadrën edhe me kombëtaren, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave evropiane.
Arsenal kishte drejtuar një ofertë për të edhe gjatë verës, kur dëshironin ta merrnin në formë huazimi, por nuk ia dolën. /Lajmi.net/