Icardi zbulon se çfarë po ndodhë me të
Mauro Icardi ka filluar ta qartësojë situatën e tij te Inter.
Sport
Pasi Inter ia mori shiritin e kapitenit, Mauro Icardi i futi në konfuzion të gjithë se çfarë po ndodhte me të ardhmen e tij.
Madje, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë sonte në listën e lojtarëve që do të paraqiten ndaj Rapid Vienës në Ligën e Evropës, përcjell aljmi.net.
Por, Icardi ka zbuluar se ai nuk ka problem me skuadrën, por që ka pësuar një lëndim jo serioz në gju.
Argjentinasi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke bërë me dije se ai po e kryen një kontroll për lëndimin në gju. /Lajmi.net/