Super lojtari e do kalimin te Milani
Milan është duke menduar që të bëjë disa transferime edhe në afatin e verës.
Merkato
Milan i bëri disa transferime në janar, por që dëshiron të përforcohet edhe më shumë në afatin e verës.
Gerard Deulofeu po e kërkon rikthimin te skuadra italiane, pas gjashtë muajve të kaluar si i huazuar nga Evertoni, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi spanjoll aktualisht luan te Watford, por që e kërkon transferimin te Milani.
Skuadra italiane e dëshiron poashtu transferimin e tij, por që duhet të pres deri në afatin e verës, ndërsa shuma që duhet paguar për shërbimet e tij është 30 milionë euro. /Lajmi.net/