Hudson Odoi refuzon pagën “marramendëse” të Chelsea, zgjedh skuadrën e ardhshme
Talenti premtues i Chelsea, Hudson Odoi duket se ka marrë vendimin e tij për të ardhmen.
Sport
Odoi raportohet të ketë refuzuar një pagë të “çmendur” prej 85 mijë funteve në javë nga Chelsea.
“Daily Mail” shkruan se i riu ka vendosur që t’i bashkohet gjigantit gjerman, Bayern Munich, transmeton lajmi.net.
18 vjeçari duket se për prioritet ka paraqitjen e rregullt në skuadrën e parë, dhe beson se Bundesliga do ta ndihmojë të përmirësohet shumë.
Kujtojmë se Chelsea më parë ka refuzuar dy oferta të bavarezëve për të riun premtues, oferta e fundit e cila përmbante 35 milionë euro.
Mbetet të shihet deri në fund të këtij afati kalimtar nëse Bayern do të arrijë ta kompletojë transferimin e lojtarit. /Lajmi.net/