Emery e do me çdo kusht këtë lojtar te Arsenal
Unai Emery ka në plan që t’i bëjë disa transferime në afatin e janarit.
Merkato
Unai Emery ka kërkuar mbështetje të madhe nga Arsenal në këtë afat të transferimeve, në mënyrë që të futen në top katërshe.
Trajneri spanjoll ka kërkuar nga skuadra londineze transferimin e mbrojtësit të Real Valladolid, Fernando Calero, përcjell “lajmi.net”.
Për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit, Arsenal duhet të paguajë 11 milionë euro, aq sa është vlera e tij në treg.
Calero shihet si zëvendësues i Rob Holding, i cili këputi ligamentet e gjurit, e që do të mungojë deri në nëntë muaj. /Lajmi.net/