Këto janë fjalët e Leo Messit pas dy golëshit fantastik ndaj Espanyol
Lionel Messi ka folur disa fjalë pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Espanyol.
Sport
Argjentinasi realizoi dy nga katër golat e skuadrës së tij, dhe të dy golat e tij ishin të jashtëzakonshëm.
Ai realizoi dy herë nga gjuajtja e lirë, për të “çmendur” kështu tifozët e futbollit.
Mirëpo, pas ndeshjes, ai ka ruajtur modestinë e tij dhe ka thënë se ishte pakëz edhe me fat për dy golat e realizuara.
“Epo, mundohem të ndjek një ritual në gjuajtjet e lira, në mënyrë që të godas në mënyrë të njëjtë dhe të përfundojë mirë” ka thënë Messi pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“Por, nganjëherë unë fitoj shumë gjuajtje të lira dhe nuk i konkretizoj në gol. Isha mjaft me fat që shënova dy herë radhazi” ka thënë tutje argjentinasi.
Gjithashtu ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht lart fitoren e skuadrës në udhëtim.
“Është shumë e vlefshme të fitosh në Espanyol këtë sezon” ka vazhduar ai.
Lionel Messi me dy golat e tij i ka dhënë përgjigjen më të mirë kritikave të Pele, por edhe rezultateve të “Topit të Artë”. /Lajmi.net/